SHPREHU

Zonė e dijes dhe ku fitohet dija......
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimi  

Share | 
 

 Lumturia,kenaqesia dhe domosdoshmeria

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Webmaster
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 56
Age : 29
Location : Diku n'mahall
Registration date : 19/08/2007

MesazhTitulli: Lumturia,kenaqesia dhe domosdoshmeria   Tue Aug 21, 2007 1:17 am

Kenaqesia

Historia e kenaqesise fillon me fjalen eudaimonia e perbere nga parashtesa greke eu(i mire) dhe mbiemri daimon(djall). Ne traditen filozofike greke, te jesh i lumtur do te thote te kesh nje djall te mire, nje mbrojtje te sigurte qe arrin te kaloj cdo pengese ne jete.
Pergjigja e lumturise eshte kenaqesia. Kenaqesia eshte ajo ndjenje qe i tregon njeriut rrugen qe duhet te pershkoje, megjithate kjo kenaqesi eshte e nenshtruar nga gjykimi: duhet qe njeriu te kuptoje ndryshimin midis kenaqesise se shfrenuar dhe kenaqesise autentike qe arrihet permes mungeses se dhimbjes.
Kenaqesia e shfrenuar nuk eshte kenaqesia e vertete, sepse per ta arritur i shtohet kenaqesise shume dhimbje, prandaj, ne perfundim, njeriu eshte me shume i deshperuar se sa i lumtur.
Vetem me ane te se vertetes mund ta njohim ndjesine reale te kenaqesise, ose me mire: ndjesine qe e tregon kenaqesine si mungese te dhimbjes. Dhe vetem duke njohur kete ndjesi reale te kenaqesise, njeriu mund te arrije lumturine me te larte dhe jo domosdosherishte perfekte. Pra dhimbja sigurohet nga injoranca e mosnjohjes se kenaqesise.
Ka qene e zakonshme midis filozofeve qe ta trajtojne konceptin e kenaqesise ne nje kuptim shume te pergjithshem, qe perfshin, ose supozohet qe perfshine te gjitha klasat e kenaqesise dhe te ndjenjave qe e shkaktojne ate. Keshtu, eshte konsideruar qe disa gjera mund te shkaktojne kenaqesi sepse shkaktojne ndjenja te kenaqshme, si ndodh ne shijimin e nje vere te mire. Eshte konsideruar gjithashtu qe gjera te tjera mund te shkaktojne kenaqesi, megjithese nuk eshte nje ndjenje kenaqesie ne kuptimin e ngurte te fjales.

Heinrich Heine ka thene:”Cfare eshte kenaqesia? Vetem nje dhimbje jashtezakonishte e embel...”

Koncepti i kenaqesise eshte i lidhur ngushte me ate te dhimbjes. Shume debate kane zene vend midis ketyre dy konceteve. Se pari: Kenaqesia eshte e kunderta e dhimbjes, sepse nqs ti ndjen nje kenaqesi, nuk mund te ndjesh ne te njejten kohe nje dhimbje dhe anasjelltas. Se dyti: Mund te ndjesh kenaqesi dhe dhimbje ne te njejten kohe si ndodh ne disa situata “anormale”. Mund te jesh i kenaqur qe po ndjen dhimbje, dhe rasti me tipik i kesaj eshte mazokizmi.
Nje mendim tjeter mund te jete qe te ndjesh dhimbje dhe kenaqesi ne te njejten kohe, do te thote te ndjesh kenaqesi per dicka dhe dhimbje per dicka tjeter.
Vete karakteri antropologjik dhe etik i njeriut, i vihet pas kenaqesise dhe shmang dhimbjen ose mundohet te maksimizoj kenaqesine dhe te minimizoje dhimbjen.
Ne nivelin e pergjithshem, mund te gjejme disa perkufizime te kenaqesise qe e kane ngushtuar kuptimin e ketij termi. Psh kenaqesia konsiston ne plotesimin me efektivitet te nevojave humane.
Nocioni i kenaqesise, behet me i paqarte kur specifikohen tipet e kenaqesise. Dy jane tipet te cilet jane perdorur me shpesh: kenaqesia fizike dhe kenaqesia shpirterore. Por jo gjithmone eshte e lehte te behet dallimi midis ketyre te dyjave. Nqs ti ndjen nje kenaqesi fizike, vete karakteri biologjik i njeriut, mendon se ne te njejten kohe po ndjen dhe ate shpirterore, pa ditur si te vere nje barriere midis tyre.


Lumturia si kriter etik


Nqs marrim analizen e moralit ne nje plan ekskluzivisht empirik, duke iu referuar sjelljeve te dukshme, pavaresisht
nga motivacionet fetare, nga vlerat ideale etj., duhet te individualizojme kritere te moralit, qe edhe ato te jene te dukshem dhe ti referohen direkt pasojes se veprimit. Ky eshte principi kryesor I utilitarizmit, qe gjykon moralin e normave ne baze te rezultateve qe prodhon. Kenaqesia si pasoje e veprimeve, eshte principi kryesor per te gjykuar moralin e vete veprimit. Formulimin e pare te ketij koncepti e beri F. Hutcheson (sistemi I filozofise morale, 1755), dhe me pas merret nga utilitarizmi anglez i Bentham dhe Mill. Bentham jep nje funksion te lumturise ne baze te domosdoshmerise, individuale dhe sociale, te veprimit, sipas nje llogaritje(qe mund te shprehet edhe ne forme matematike) te kenaqesise dhe te dhimbjes qe ajo prodhon.

C’eshte lumturia? Eshte zoterimi i kenaqesise kur perjashtohet dhimbja. Ajo eshte nje shume e kenaqesive te marra dhe e dhimbjeve te evituara. Dhe cfare eshte virtyti? Eshte ajo qe jep kontributin me te madh ne lumturi, qe maksimizon kenaqesite dhe minimizon dhimbjet. Ndersa veset jane ato qe e zvogelojne kenaqesine dhe sjellin zmadhimin gjigand te pakenaqesise. Ligji i pare i natyres eshte ai qe ne te deshirojme lumturine tone; dhe zerat e urtesise dhe te miredashjes, shtojne; kerkoni te arrini lumturine e te tjereve; kerkojeni lumturine tuaj ne ate te tjetrit. Maturia, ne gjuhen e perditshme, eshte pershtatshmeria e mjeteve me qellimin. Ne fushen morale ky qellim eshte lumturia. Individet mbi te cilet duhet te zbatojme maturine eshte vetja jone dhe te gjithe te tjeret; te pare si mjete te lumturise sone. Qellimi i cdo qenie racionale, eshte ai qe te arrije per vete pjesen me te madhe te lumturise. Ajo qe kerkohet nga maturia dhe qellimet e mira, kerkohet gjithashtu nga domosdoshmeria.

Mill e sheh kriterin e lumturise si “lumturine me te madhe te mundeshme” , duke theksuar, se si lumturia konsiston ne nje peshim midis kenaqesise dhe dhimbjes, kriteri i vetem per te gjykuar moralitetin. Lumturia nuk identifikohet me kenaqesine fizike, por me ate me te pershtatshme me natyren njerezore. Lumturia nuk perputhet me kenaqesite e shqisave, por as me kenaqesine individuale. Koncepti “lumturia me e madhe per numrin me te madh te njerezve” eshte totalisht social. Mireqenia e shoqerise ne kompleks, sic nenvizonte Adam Smith, koincidon me ate individuale. Ne botekuptimin liberal, nuk egziston nje kontrast midis dy planeve: individi nuk duhet te sakrifikoje lumturine vetjake ne emer te shoqerise, por leviz i ndergjegjshem qe lumturia sociale do te garantoje edhe ate individuale.


Domosdoshmeria

Me konceptin e kenaqesise eshte e lidhur gjithashtu dhe domosdoshmeria. Per te mund te jepen disa kuptime:
1. domosdoshmeria eshte rezultat i detyrimit,
2. domosdoshmeria eshte kushti i Te Mires,
3. eshte e domosdoshme ajo qe s’mund te jete ne nje menyre tjeter, dhe si rrjedhim egziston vetem ne nje menyre. Kuptimi i trete eshte me i pershtatshem dhe ka nje influence me te gjere tek individet. Ky perkufizim mund te kuptohet ne dy menyra. a. Si domosdoshmeri ideale qe rrjedh nga lidhja e ideve dhe b. Si domosdoshmeri reale qe rrjedh nga shkaku dhe pasoja.
Eshte shume e natyrshme te kalojme nga domosdoshmeria ideale ne ate reale dhe anasjelltas. Ne rastin e pare supozohet se ka nje arsye qe drejton universin. Ne te dytin supozohet se shkaqet e lidhura ngurtesishte mund te shprehen ne termat e domosdoshmerise ideale. Per te shmangur kete paqartesi, duhet te dallojme tipet e ndryshme te domosdoshmerise. Se pari ka domosdoshmeri logjike, fizike dhe metafizike. Se dyti ka domosdoshmeri absolute (domosdoshmeria relative, e kushtezuar apo hipotetike). Se treti ka domosdoshmeri te kushtezuar nga forma, materia etj.
Nje menyre tjeter per te shprehur te domosdoshmen eshte duke marre disa pohime: “X eshte i domosdoshem”, “ eshte e domosdoshme qe X...”, “eshte e domosdoshme qe te egzistoj X...”, etj. X presupozon nje objekt, nje ngjarje ose situate, por ndonjehere edhe nje gjendje. Pra domosdoshmeria e egzistences se X na con ne nje koncept tjeter qe eshte kenaqesia. Ne e deshirojme egzistencen e X , sepse jemi te sigurt qe ajo do te na sjelle kenaqesine e pritur
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shprehu.ingoo.us
 
Lumturia,kenaqesia dhe domosdoshmeria
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
SHPREHU :: Shkenca :: Me te rejat nga Shkenca :: Shkncat sociale :: Filozofia-
Kėrce tek: