SHPREHU

Zonė e dijes dhe ku fitohet dija......
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimi  

Share | 
 

 Keshilla per jet te gjat.....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Webmaster
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 56
Age : 29
Location : Diku n'mahall
Registration date : 19/08/2007

MesazhTitulli: Keshilla per jet te gjat.....   Sat Sep 22, 2007 11:58 pm

Gazeta "Time" boton studimin 30-vjeēar pėr rregullat qė duhet tė ndiqen pėr jetė tė gjatė

Nėse bėn njė jetė tė shėndetshme, zbaton me pėrpikmėri rregullat mė tė domosdoshme pėr organizmin, mundėsitė pėr tė jetuar plot 100 vite janė tė mėdha. Pas njė kėrkimi disavjeēar studiuesit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė mundur tė pėrgatisin njė paketė me mėnyrat dhe sugjerimet pėr njė jetėgjatėsi deri nė 100 vjet. Shkencėtarėt theksojnė se, tė gjitha udhėzimet janė shpallur si rezultat i njė kėrkimi disavjeēar nė kėtė fushė dhe ēfarė ėshtė mė e rėndėsishme, mbi kėtė studim ėshtė punuar pėr rreth 30 vjet. Janė testuar shumė njerėz dhe tė kategorive tė ndryshme. Sugjerimet qė jepen kėtu mund t'i zbatoni nė jetėn tuaj tė pėrditshme pa asnjė dyshim, sepse ato nuk shfaqin as probleme e as efekte anėsore. Mbi tė gjitha ato bazohen nė ligje tė natyrės.

Yndyrnat
Janė bazė nė shumė procese tė organizmit dhe janė njė formė e pėrqendruar e energjisė. Marrja e tepruar e yndyrnave mund tė ēojė nė dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmės, vaji i arrės sė kokosit, dhjamėrat e kafshėve, vezėt, peshqit, arrat, kanė yndyrna tė tretshme.
Fibrat luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė njė dietė tė shėndetshme, ndihmojnė lėvizjen e ushqimit nė aparatin e tretės, ndalojnė kapsllėkun, ndihmojnė funksionimin e zorrėve (parandalojnė shqetėsimet nė to), apendesitin, sėmundjet e zemrės.

Drithėrat
Drithėrat janė shumė tė pasura me fibra. Vitaminat dhe kripėrat minerale e ndihmojnė trupin tė ruajė formėn e mirė. Njė dietė e mirė duhet tė sigurojė tė gjitha vitaminat dhe kripėrat minerale, qė janė shumė tė nevojshme pėr organizmin. Megjithėse duhen vetėm sasi tė vogla, ato janė tė pazėvendėsueshme. Vitaminat dhe kripėrat minerale veprojnė sė bashku. Kripėrat minerale ndikojnė nė strukturat kockore, krijimin e njė ekuilibri tė sistemit ujor tė organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Minerale tė rėndėsishme janė kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund tė magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrė rregullisht. Nėse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripėrat minerale humbasin shumė nga cilėsitė e tyre.

Ushqimet

1- Konsumoni mė pak ushqim sesa jeni tė uritur. Eksperimentet e realizuara kanė treguar se jeta e njė personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njėrin nga vaktet nė 40 pėr qind, dyfishohet.
2- Natyra na ka bėrė shumė dhurata tė arta. Shega pėrmban minerale shumė tė rėndėsishme dhe vitamina tė domosdoshme pėr trupin tonė.
3- Mjalti i luleve ėshtė po ashtu njė dhuratė e mrekullueshme e natyrės pėr tė cilin organizmi ynė ka nevojė.
4- Lėngu i arrave tė kokosit, sidomos i arrės sė gjelbėr tė kokosit, ėshtė nektari mė i pasur me vitamina pėr trupin e njeriut.
5- Shumė vitamina esenciale gjenden nė fruta tė tjera dhe ndihmojnė nė mėnyrė tė pazėvendėsueshme nė kurimin dhe luftimin e sėmundjeve tė zėmrės apo edhe shumė shqetėsimeve tė tjera.
6- (Beli frut i veēantė nė Angli), ėshtė dhurata mė madhėshtore e natyrės ėshtė e dobishme pėr luftimin e shumė sėmundjeve tė stomakut apo tė sistemit qė mbron tretjen e ushqimit.
7- Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Nė kėtė kategori pėrfshihen tė gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe tė yndyrshme.
8- Konsumoni tė paktėn dy vakte nė ditė, veēanėrisht pas pėrėndimit tė diellit apo njė ditė tė lodhshme pune.
9- Ushqimet cilėsore me pėrmbajtje tė lartė vitaminash dhe lėndė tė tjera ushqyese mbrojnė shėndetin tuaj dhe zgjasin jetėn.
10- Kujdesuni pėr veten duke pėrfshirė dhe dietėn tuaj ditore: Perime tė ndryshme, fruta, shegė, mollė, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj.
11- Ēdo ditė ėshtė e kėshillueshme qė tė konsumohen nė tė paktėn njė vakt produkte tė freskėta tė gjelbra si: Spinaq, lakėr, sallatė jeshile, etj. Ato ndihmojnė nė normalizimin e qarkullimit tė gjakut dhe nė rregullimin e normalizimin e tensionit tė gjakut. Shumė njerėz ruajnė shikim tė mprehtė deri nė moshė tė thyer nė sajė tė konsumimit tė vazhdueshėm tė kėtyre ushqimeve.
12- Kungulli i verdhė dhe i pjekur mirė pėrmban beta karoten, e cila gjendet edhe te karotat dhe i jep energji tė vazhdueshme zemrės.
13- Shmangni kafen dhe ēajin. Ato pėrmbajnė substanca toksike, tė cilat dėmtojnė inde tė ndryshme tė organizmit dhe sjellin mundėsitė pėr vdekje tė hershme. Ēajit i nevojiten rreth 6 orė pėr tė shkatėrruar metabolizmin e trupit dhe pėr tė shfaqur shqetėsime tė ndryshme pėr organizmin. Konsumimi i vazhdueshėm i ēajit dhe kafes thuhet se dėmton qelizat e gjakut, koagulimin e tyre nė raste plagosjesh, dobėson nervat dhe shfaq gjendje tė shpeshta nervoziteti, si dhe dobėson kontrollimin nga truri tė shumė funksioneve qė ndodhin nė trupin e njeriut.
14- Shmangni pėrdorimin e sheqerit sa mė shumė tė jetė e mundur, sepse pėrdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje tė trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shėndoshje dhe kalim nė mbipeshė.
15- Mundohuni qė tė paktėn njė ditė nė javė tė konsumoni vetėm fruta, nė mėnyrė qė t'i bėni njė "shpėlarje" sistemit tuaj tė tretjes.
16- Po ashtu njė ditė nė javė konsumoni ujė mė tepėr se zakonisht.
17- Njė ditė nė muaj mundohuni tė mos konsumoni fare ujė.
18- Herė pas here nė vend tė kafes qė ju dėmton, pini ujė tė ngrohtė.
19- Mbani gjithmonė tė njėjtėn masė tė gotės me tė cilėn pini ujė, nė mėnyrė qė t'i jepni organizmit tuaj ēdo herė ujė nė tė njėjtėn sasi.
20- Ėshtė mirė qė uji tė mos tė pihet menjėherė, por pak nga pak, me pushime tė vogla.
21- Po ashtu, tri herė nė javė pini lėngje frutash tė shtrydhura, si lėng limoni, portokalli, pjeshke, rrushi, karote etj.
22- Ndėrroni vajin qė pėrdorni pėr gatim nėse e vini re se ai nuk pėrmban lėndėt e nevojshme ushqyese.
23- Mos konsumoni kripė me shumicė. Pėrdoreni atė sa mė pak tė jetė e mundur. Mos harroni se ēdo produkt i krijuar nga natyra nuk ėshtė i kripur nė shijen e tij, ai ėshtė zakonisht i ėmbėl ose i athėt. Po ashtu kripa gjendet te uji i detit i cili nuk rekomandohet tė pihet veē rasteve kur personi ėshtė i etur dhe nuk ka si tė veprojė ndryshe.
24- Shtoni lakrat nė dietėn tuaj ditore.
25- Konsumoni gjethet jeshile tė spinaqit, sallatės; pėr sėmundjet e zemrės dhe diabetit.
26- Thjerrėzat po ashtu janė tė pasura me lėndė ushqyese si dhe pėrbėrės tonikė tė domosdoshme pėr organizmin.
27- Bėrthamat e ndryshme tė frutave janė tė dobishme pėr forcėn muskulore dhe luftimin e diabetit.
28- Soja pėrmban 9 lloje vitaminash.
29- Produktet e drithėrave dhe veēanėrisht gruri, produkte tė cilat pėrmbajnė vitaminėn E dhe zgjasin jetėn.
30- Produktet e konservuara pėrmbajnė lėndė tė ndryshme ushqyese, tė cilat janė tė rekomanduara pėr tė ruajtur nė normė presionin e gjakut si dhe ērregullime tė tjera qė mund tė ndodhin nė organizmin tonė.

Ushqim suplementar dhe forcues i pėrgjithshėm

1- Vitamina komplekse B ėshtė nga mė tė pėrdorshmet dhe efektive nė dietėn suplementare dhe duhet tė merret nga ushqimi juaj i pėrditshėm. Ajo gjendet mė shumė tek farat e lakrave tė kuqe.
2- Biokimiket nė kombinim - nr 28, pėrmbajnė tė 12 llojet e kripėrave qė merren nga trupi gjithmonė. Ėshtė njė forcues i pėrgjithshėm dhe duhet tė merret pas ushqimit.
3- Marrja e pėrditshme e vitaminės C rrit veprimtarinė dhe jetėgjatėsinė e trupit.
4- Pjesa e tė gjithave produkteve dietike shkakton nė disa raste sėmundje, prandaj pėrpiquni t'i shmangni ato.
5- Pjesa e tė gjithave llojeve tė produkteve tė erėzave mund tė shkaktojė sėmundje tė sistemit kardiovaskular.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shprehu.ingoo.us
 
Keshilla per jet te gjat.....
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
SHPREHU :: Shkenca :: Mjeksia-
Kėrce tek: