SHPREHU

Zonė e dijes dhe ku fitohet dija......
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimi  

Share | 
 

 Domosdoshmeria e vitamines C.....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Webmaster
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 56
Age : 29
Location : Diku n'mahall
Registration date : 19/08/2007

MesazhTitulli: Domosdoshmeria e vitamines C.....   Sat Sep 22, 2007 11:44 pm

A ėshtė e mundur qė vitamina C tė jetė ilaē pėr tė gjitha sėmundjet? Jo, por merr pjesė nė mė shumė se 300 procese biologjike nė organizėm, pra thjesht, vitamina C ėshtė supervitaminė!


Vitamina C ėshtė e nevojshme pėr sintezėn e kolagjenit. Kolagjeni ėshtė albuminė qė thjesht mund ta quajmė ngjitės-pėrbėrės tė trupit. Pėr shembull, gjendet nė lėkurė, tetivė, kėrcė, eshtra, dhėmbė, sy dhe nė muret e enėve tė gjakut.

Vitamina C ėshtė bashkėdyzim antioksid qė lidh radikalet e lira dhe kėshtu mund tė luajė rol nė preventivėn e sėmundjeve tė rėnda. Nė mėnyrė indirekte mbron vitaminėn A dhe E, si edhe disa vitamina tė grupit B, nga ndikimi i dėmshėm i oksidimit.

Vitamina C merr pjesė nė metabolizmin e kolesterolit dhe nė shndėrrimin e kolesterolit nė thartirė tė vrerit dhe kėshtu zvogėlon nivelin e kolesterolit nė gjak. Luan rol me rėndėsi nė bartjen e impulseve nervore dhe nė masė tė duhur ndikon nė gjendjen tonė psikike.

Nė organizėm zvogėlon rritjen e nivelit tė hormoneve (kortikosteronit), qė shkaton stresin dhe kėshtu marrja e rregullt e vitaminės C mund tė mbrojė nga ndikimet e dėmshme tė stresit.
Stimulon sistemin e imunitetit dhe ndihmon prodhimin e rruazave tė bardha tė gjakut dhe interferonit.

Pėrdorimi:

- nė preventivėn e infeksioneve virusale, bakteriale dhe kėpurdhave
- influenca, hepatiti, herpesi, mononukleosa dhe bronkiti,
- nė zvogėlimin e kolesterolit nė gjak,
- ndihmon shėrimin e shpejtė tė plagėve dhe tė lėndimeve,
- pengon formimin e qelizave tė tumorit-kryesisht nė traktin digjestiv dhe pasi ėshtė bashkėdyzim antioksidik neutralizon radikalet e lira
- ngadalėson plakjen, formimin e rrudhave nė lėkurė dhe plakjen e pėrgjithshme tė organizmit,
- ndihmon largimin e shpejtė tė materieve helmuese nga organizmi, ndotjen nga ambienti, ujit dhe nga metalet e rėnda,
- ndihmon pastrimin e organizmit nga mjetet dehėse, alkooli dhe nga tymi i duhanit,
- vitamina C ndihmon nė preventivėn e kataraktit, si dhe pėrmirėson gjasat pėr shėrimin e tij,
- lehtėson simptomat e astmės dhe tė sėmundjeve alergjike,
- zvogėlon mundėsinė e ngjitjes sė spermatozoideve, pra, nė mėnyrė indirekte pengon sterilitetin mashkullor,
- ndihmon shėrimin e sėmundjes sė sheqerit, si edhe ka rol tė rėndėsishėm nė thithjen e hekurit,
Thithja - absorbimi: zhvillohet gjatė orės sė parė dhe pas tri katėr orėsh largohet nga organizmi

Dozimi i preferuar: mendimet janė tė ndara

Nėse dėshirojmė qė vitamina C tė ndikojė si antioksidans, duhet qė sė paku tė merren 150 mg nė ditė, por duhet ta dimė edhe kėtė se profesor Linus Pauling, nobelist dhe ithtar i bindur i vitaminės C, nė ditė ka marrė 4.000 mg. dhe ka jetuar gati 95 vjet.

Ėshtė njė mendim i pėrgjithshėm se tabletat kur nuk mund tė zėvendėsojnė nė masė tė duhur vitaminėn C, qė gjendet nė pemė dhe nė perime, nė domate, nė lakėr etj.
Ndėrsa, prej tetorit nė maj, kur ka mė pak pemė dhe zarzavate, e nė ato ku fitohen nuk kėnaq, ėshtė e domosdoshme t'i plotėsojmė me shtesat e ushqimit. Edhe pemėt e importuara jugore kanė sasi shumė tė vogėl vitaminash, ngase paketohen derisa janė tė papjekura.

Vitamina C nuk guxon tė mungojė nė asnjė barnatore shtėpiake, sepse tė gjithė anėtarėt mund ta pėrdorin gjatė tėrė vitit. Unė personalisht propozoj qė vitamina C tė merret nė sasi tė vogla, por mendoj se ėshtė e nevojshme qė vitaminėn C ta bartim nė organizėm gjithnjė, sepse ėshtė pjesėmarrės i tė gjitha proceseve biologjike. Si dozė preventive pėr pengimin e sėmundjeve, konsideroj dozėn ideale 200- 500 mg nė ditė.

Kush ka nevojė pėr dozė mė tė madhe ...

Nė radhė tė parė janė duhanxhinjtė, sportistėt, tė sėmurėt, rekonvaleshentėt, punėtorėt me punė tė rėndė fizike, si edhe ata qė nė vend tė punės kanė strese.
Nė familjen tonė ėshtė treguar efikas nė rastet e ftohjeve, dhembjeve tė fytit apo kur jemi tė lodhur kryesisht marrja 1.3 deri nė 5 tableta C- 1000, dhe kėshtu me preventivėn efikase arrijmė tė pengojmė dhembjet inflamatore, d.m.th., i ikim shėrimit me antibiotikė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shprehu.ingoo.us
 
Domosdoshmeria e vitamines C.....
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
SHPREHU :: Shkenca :: Mjeksia-
Kėrce tek: