SHPREHU

Zonė e dijes dhe ku fitohet dija......
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimi  

Share | 
 

 Paketa Ahtisaari

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 

A ėshtė bazė e mirė pako Ahtisaari per pavarėsinė e Kosovės?
PO
67%
 67% [ 2 ]
JO
33%
 33% [ 1 ]
Totali i votave : 3
 

AutoriMesazh
Webmaster
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 56
Age : 29
Location : Diku n'mahall
Registration date : 19/08/2007

MesazhTitulli: Paketa Ahtisaari   Wed Aug 22, 2007 7:05 pm

Plani ishte qė kjo pako tė publikohej nė fund te vitit 2006 por kjo u shty pėr shkak tė zgjedhjeve parlamentare nė Serbi qė u mbajtėn mė 21 janar 2007. Gjatė gjithė kohės ishte pėrfolur se Martti Ahtisaari do tė propozoj pavarėsi tė kushtėzuar, por pa pėrmendur fjalėn pavarėsi. Nė fillim tė shkurtit 2007 Ahtisaari udhėtoj pėr nė Kosovė dhe Serbi ku paraqiti dokumentin para pėrfaqėsuesve tė dy vendeve. Nė Serbi pas zgjedhjeve ende nuk ishte formuar njė qeveri e re, kėshtu qė qeveria e vjetėr vazhdonte tė ishte nė detyrė, por kryeministri i atėhershėm dhe tanishėm, Vojslav Kostunica, qė ėshtė nacionalist tha se ai nuk do tė marr dokumentin e Ahtisaari, dhe se dokumenti duhet ti dorėzohet qeverisė sė re. Kėtė sikurse edhe shpalljen e zgjedhjeve tė parakohshme nė Serbi vitin e kaluar, serbėt e bėjnė me qėllim pėr tė vonuar zgjidhjen pėrfundimtare.

Mė 2 shkurt 2007, Ahtisaari dorėzon propozimin Prishtinės dhe Beogradit.

Sipas Ahtissarit dhe ekipit tė tij synimi i propozimit tė gjithanshėm pėr marrėveshjen mbi statusin e Kosovės ėshtė tė pėrcaktojė kėrkesat e nevojshme pėr njė Kosovė tė ardhshme qė ėshtė e mundėshme, e mbėshtetėshme dhe e stabilizuar. Ai pėrfshin masa tė hollėsishme pėr tė siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė bashkėsive the anėtarėve tė tyre, decentralizimin efektiv tė qeverisė dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashėgimisė kulturore e fetare. Pėr mė tepėr, Marrėveshja pėrshkruan masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, tė cilat sė bashku synojnė tė kontribuojnė nė zhvillimin a njė Kosove shumė-etnike, demokratike dhe tė lulėzuar. Njė element i rėndėsishėm i Marrėveshjes ėshtė manadati qė i jepet njė prezence ndėrkombėtare civile dhe ushtarake nė Kosovė pėr tė mbikqyrur zbatimin e Marrėveshjes dhe pėr tė ndihmuar autoritetet kompetente Kosovare nė sigurimin e paqes dhe stabilitetit nė gjithė Kosovėn. Dispozitat e Marrėveshjes do tė kenė pėrparėsi mbi tė gjitha dispozitat e tjera ligjore nė Kosovė.

Elementėt kryesore tė marrėveshjes:

Kosova do tė jetė njė shoqėri shumė-etnike, qė e qeveris veten nė mėnyrė demokratike dhe me respekt tė plotė pėr rendin ligjor, nivelin mė tė lartė tė tė drejtave tė njeriut dhe lirive themelore tė pranuara nga bota ndėrkombėtare, dhe qė nxit ekzistencėn paqėsore dhe tė lulėzuar tė gjithė banorėve tė saj.
Kosova do tė ketė tė drejtė tė diskutojė dhe tė miratojė marėveshje ndėrkombėtare, duke pėrfshirė tė drejtėn pėr tė kėrkuar anėtarėsi nė organizata ndėrkombėtare.
Mbrojtja dhe pėrkrahja e tė drejtave tė anėtarėve tė baskėsive ėshtė njė element qėndror i Marrėveshjes. Marrėveshja pėrcakton aspektet kyēe qė do tė mbrohen, duke pėrfshirė kulturėn, gjuhėn, edukimin dhe simbolet. Ajo gjithashtu pėrshkruan mekanizma specifike tė pėrfaqėsimit tė anėtarėve tė bashkėsive jo-Shqiptare tė Kosovės nė institucionet publike kryesore pėr tė ruajtur dhe pėrkrahur pjesėmarrjen e tyre efektive dhe aktive nė jetėn publike. Pėr tė mbrojtur tė drejtat e bashkėsive Kosovare jo-Shqiptare nė procesin legjislativ, Marrėveshja gjithashtu lejon qė disa ligje tė caktuara mund tė hyjnė nė fuqi vetėm nėse njė shumicė e anėtarėve Kosovarė jo-Shqiptare tė Asamblesė Kosovare janė dakord me miratimin e tyre.
Elementet e Marrėveshjes pėr mbrojtjen dhe nxitjen e trashėgimisė fetare e kulturore do tė sigurojnė ekzistenceėn a papenguar e tė patrazuar tė Kishės Ortodokse Serbe (KOS) nė Kosovė. Mė shumė se dyzet vende kyēe fetare e kulturore do tė rrethohen nga Zona Mbrojtėse pėr tė parandaluar zhvillime apo ndėrtime tė dėmshme tregtare dhe industriale, dhe pėr tė ruajtur dinjitetin culturor tė kėtyre vendeve. Marrėveshja gjithashtu garanton sigurinė fizike tė pėrforcuar pėr vende tė zgjedhura. KOS the organizata e saj e brendshme do tė njihen haptazi nga autoritetet Kosovare dhe do t’i njihet e drejta a paprekshmėrisė sė pronės, liria nga taksimi dhe prvilegje doganore. KOS nė Kosovė gjithashtu do tė jetė e lirė tė mbajė lidhje me KOS nė Beograd.
Tė gjithė refugjatėt dhe personat e shpėrngulur brenda Kosovės do tė kenė tė drejtė tė kthehen dhe tė marrin sėrish pasuritė dhe pronat e tyre personale. Marraveshja gjithashtu u bėn thirrje Kosovės dhe Serbisė tė bashkėpunojnė plotėsisht me Komisionin Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq pėr tė zgjidhur fatin e personave tė zhdukur.
Nje Forcė Kosovare Sigurimi (FKS) e re dhe shume-etnike to tė krijohet brenda njė viti. Do tė ketė njė maksimum prej 2,500 anėtarėsh aktivė dhe 800 rezervistė. Marrėveshja kėrkon qė Korpusi i Mbrojtjes sė Kosovės (KMK) qė ekziston sot do tė shpėrndahet brenda njė viti.
Duke pranuar faktin qė pėrmbushja e pėrgjegjėsive tė Kosovės sipas Marrėveshjes kėrkon njė diapazon tė gjėrė aktivitetesh komplekse dhe tė vėshtira, Marrėveshja pėrcakton njė prani ndėrkombėtare nė tė ardhmen pėr tė mbikqyrur dhe pėrkrahur pėrpjekjet e duhura tė autoriteteve Kosovare. Kjo prani pėrfshin tre komponentė kryesorė:
Njė Pėrfaqėsues Ndėrkombėtar Civil (PNC), gjithashtu i njohur si Pėrfaqėsuesi i Posaēėm i BE, do tė emėrohet nga njė Grup Drejtues Ndėrkombėtar (GDN), i cili pėrfshin aktorėt kryesore ndėrkombėtare. PCN do tė ketė autoritetin mė tė lartė mbikqyrės mbi zbatimin e Marrėveshjes.
Sapo Marrėveshja tė hyjė nė fuqi, do tė ketė njė periudhė tranzicioni prej 120 ditėsh, gjatė sė cilės mandati eksistues i UNMIK-ut do tė mbesė i pandryshuar. Megjithate, pėr tė siguruar mbikqyrjen e menjėhershme tė zbatimit tė Marrėveshjes nga Kosova, PNC do tė ketė autoritet pėr tė monitoruar kėtė zbatim dhe pėr tė bėrė rekomandime tek UNMIK pėr veprime qė duhen marrė pėr tė siguruar respektimin e Marrėveshjes.
Gjatė periudhės sė tranzicionit, Asambleja Kosovare, nė konsultime me PNC, do tė ketė pėrgjegjėsinė tė aprovojė njė Kushtetutė dhe legjislacionin e nevojshėm pėr zbatimin e Marrėveshjes. Kushtetuta dhe legjislacioni i ri do tė hyjnė nė fuqi menjėherė pas pėrfundimit tė periudhės sė tranzicionit.
Brenda nėntė muajve nga hyrja nė fuqi e Marrėveshjes, zgjedhje tė pėrgjitshme dhe lokale duhet tė mbahen
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shprehu.ingoo.us
metalhead
I sapo ardhur
I sapo ardhur
avatar

Numri i postimeve : 7
Age : 29
Location : Jam tu e lyp me GPS...
Registration date : 21/09/2007

MesazhTitulli: Re: Paketa Ahtisaari   Fri Sep 28, 2007 8:25 pm

Une votova per jo,sepse nuk garanton pavarsine e kosoves,... Sleep elephant elefandat po flejn qka me bo!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Paketa Ahtisaari
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
SHPREHU :: Lexo/Mendo/Shprehu :: Politike-
Kėrce tek: