SHPREHU

Zonė e dijes dhe ku fitohet dija......
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimi  

Share | 
 

 Standardet per Kosoven

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Webmaster
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 56
Age : 29
Location : Diku n'mahall
Registration date : 19/08/2007

MesazhTitulli: Standardet per Kosoven   Wed Aug 22, 2007 7:04 pm

Qė nga mbarimi i luftės ėshtė kėrkuar nga shumica e popullit tė Kosovės, shqiptarėt, qė statusi i Kosovės tė definohet sa mė parė qė ėshtė e mundur. Por ndėrkombėtarėt gjithė kohėn pohonin se ende ėshtė herėt, dhe se Kosova ende ka probleme mes tjerash me respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe pakicave. Nė dhjetor 2003 bashkėsia ndėrkombėtare(BE, OKB)pėrmes "Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara" Harri Holkeri ju dorėzoi autoriteteve kosovare dokumentin "Standardet pėr Kosovėn". Dokumenti pėrmbante detyrat kryesore qe Kosova duhej t'i realizonte deri ne vitin 2005, ne mėnyrė qe pastaj te vlerėsoheshin arritjet dhe nėse gjykohet se "standardet janė pėrmbushur", do te iniciohej faza e ardhshme e pėrcaktimit te statusit final te Kosovės. Nė ballinėn e kėtij dokumenti shkruante “Njė Kosovė ku tė gjithė –pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike, racėn ose fenė – janė tė lirė tė jetojnė, punojnė dhe udhėtojnė pa frikė, armiqėsi ose rreziqe dhe ku ka tolerancė, drejtėsi dhe paqe pėr tė gjithė”. Tani tė gjitha kėrkesat pėr zgjidhjen e statusit nga ndėrkombėtaret pėrgjigjeshin me "standardet para statusit".

Dokumenti ”Standardet pėr Kosovėn” pėrmbante kėto 8 pika:

1) Institucionet demokratike funksionale
2) Sundimi i ligjit
3) Liria e lėvizjes
4) Kthimet e qėndrueshme dhe tė drejtat e bashkėsive dhe tė pjesėtarėve tė tyre
5) Ekonomia
6) Tė drejtat pronėsore
7) Dialogu
Cool Trupat Mbrojtėse tė Kosovės
Shqiptarėt, qė pėrbenin mė shumė se 90% tė popullsisė e kishin kuptuar se pėrmbushja e standardeve ishte e domosdoshme pėr fillimin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės, por shumė nga standardet ishin tė vėshtira pėr Kosovėn, pėr shkak se serbėt tė frikėsuar nga rezultati i bisedimeve sabotonin kėto standarde, duke mos marr pjesė nė institucionet demokratike. Nė anėn tjetėr ndėrkombėtarėt pohonin se standardet qė kanė tė bėjnė me pakicat ishin mė tė rėndėsishmet. Vlerėsime tė ndryshme tregojnė se standardi numėr 8, pra ai pėr "Trupat Mbrojtėse tė Kosovės" ėshtė pėrmbushur mė sė shumti.

Presidenti i Kosovės nė atė kohė, Ibrahim Rugova dhjetor 2003:
"Standardet qė bashkėsia ndėrkombėtare i kėrkon nga Kosova, kanė pėr qėllim vlerėsimin e tė arriturave tė Kosovės, para vendosjes sė statusit final tė Kosovės, qė pėr ne ėshtė pavarėsia, si dhe pėrmbushjen e normave pėr integrim nė Bashkimin Evropian, nė NATO dhe nė bashkėsinė ndėrkombėtare.



Ish kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci nga Lidhja Demokratike e Kosovės pėr standardet korrik 2004:
"Standardet janė nė masė tė madhe tė pranuara nė Kosovė. Nuk jam shumė optimist qė me mjetet qė posedojmė mund tė jemi shumė tė suksesshėm. Parlamenti duhet ti plotėsojė standardet qė ndėrlidhen me Parlamentin por do tė jetė vėshtirė nėse serbėt nuk marrin pjesė nė procesin e standardeve dhe nė jetėn politike.



Hajredin Kuēi nga Partia Demokratike e Kosovės korrik 2004:
"Ėshtė me rėndėsi tė ceket qė standardet janė tė rėndėsisė qenėsore. Ato paraqesin kornizėn e veprimeve tė institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare, por edhe tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, me qėllim tė krijimit tė njė shoqėrie me njė rend tė konsoliduar demokratik. Standardet paraqesin njė strategji tė punės tė institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare nė Kosovė qė ėshtė ose duhet tė jetė nė pajtim me tė kuptuarit dhe pikėpamjet e secilės qeveri demokratike nė Kosovė tash dhe nė tė ardhmen, madje edhe pas defi nimit tė statusit tė Kosovės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shprehu.ingoo.us
 
Standardet per Kosoven
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
SHPREHU :: Lexo/Mendo/Shprehu :: Politike-
Kėrce tek: